E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona: Perezi të shpjegojë ku i gjen paratë

Barcelona- Nuk vonuan të vijnë reagimet pas transferimit astronomik prej 93 milionë eurosh të Cristiano Ronaldos te Reali i Madridit. Shefi i Planit Buxhetor të skuadrës blaugrana, Xavier Sala i Martin shprehu habinë e tij në lidhje me shifrat marramëndëse të shpenzuar nga Reali dhe fytyra e tij pyeste se nga i gjen Perezi ato para.

“Perezi thotë se do ti fitojë ato para duke shitur bluza, por kjo është e pamundur sepse do ti duhet të prodhojë e shesë 30 milionë bluza për të përfituar 300 milionë eurot që do të zhpenzojë në merkato. Ato para vijnë kushedi se nga, ndaj do të ishte mirë që Perezi të shpjegohej”, u shpreh Martin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›