FT: Tkurrja e NATO-s, konfirmim i stabilitetit
Londër- Vendimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s për zvogëlimin e numrit të ushtarëve në Kosovë përbën konfirmimin për stabilitetin gjithnjë e më të madh të shtetit të ri të Ballkanit, shkruan gazeta e njohur londineze ‘Financial Times’. Gazeta thekson se ministrat me vendimin e tyre kanë bërë hapin e parë që do të sjellë zvogëlimin e konsiderueshëm të trupave të Aleancës në Kosovë.
Pritet që zvogëlimi i parë nga 14 000 ushtarët aktualë të fillojë vitin e ardhshëm, ndërkohë që pas dy viteve përbërja e NATO-s në Kosovë do të numërojë vetëm 2 500 persona. Sipas gazetës londineze, ushtarët tani janë më të nevojshëm në Afganistan sesa në Kosovë, ndërkohë që shtetet anëtare do të vendosin vetë se kur do të tërheqin trupat e tyre nga shteti më i ri në botë.
"Paraprakisht këtë vit këtë veprim tentoi ta bëjë Spanja, që madje edhe caktoi datë për tërheqjen, por hoqi dorë nga një masë e këtillë e njëanshme nën presionin e vendeve të tjera anëtare në Aleancë", vëren ‘Financial Times’.