Ireland afër Newcastles

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 19:00
Mesfushori i Aston Villës, Stephen Ireland iu është nënshtruar vizitave mjekësore në Newcastle, të dielën, rreth huazimit të tij te rivali nga Premierliga për pjesën e mbetur të këtij sezoni. 24-vjeçari nuk ka gjetur hapësirë në Villa Park dhe synon të transferohet në Newcastle para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit. Ireland do të jetë përforcimi i dytë i Newcastles gjatë dimrit pas francezit Hatem Ben Arfa, i cili bëri lëvizje afatgjate pas periudhës fillestare të huazimit.