Barcelona, çfarë disfate, mundet nga Cadiz

Nëse në Champions është me pikë të plota, në La Liga, skuadra e Barcelonës vazhdon të tregojë se ka problem. Ndeshja më e fundit, ajo në fushën e Cadiz ka vërtetuar edhe njëherë se katalanasit po përjetojnë një periudhë të vështirë.
Gjithçka nisi në mënyrën më të keqe të mundshme në këtë sfidë të radhës, që pas tetë minutash lojë e panë veten në disavantazh. Një goditje këndi e vendasve ka sjellë frikë në zonën katalanase, që mund të kishin shkaktuar dhe autogol, por goditjen vendimtare e jep Gimenez, që nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë.
Me kalimin e minuta presioni i formacionit të Kuman rritet, por goli do të vijë vetëm në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 57-të. Në fakt, edhe në këtë rast janë lojtarët e Cadiz që shënojnë, por kësaj radhe në portën e tyre, për të vendosur barazpeshën në 1-1.
Kur pritej suksesi i Barcelonës, ka mbërritur goditja fatale e vendasve, që kanë shënuar golin e fitores në minutën e 63-të. Një pakujdesi e lojtarëve të Barçës, që është shoqëruar nga gabimi i portierit Ter Stegen, i ka dhënë mundësinë Negredos të shënojë në portën e boshatisur, 2-1.