E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e fiton kupën e Katalonisë

Skuadra e Barcelonës është fituese e Kupës së Katalonisë. Barca e mposhti rivalin e madh të saj, skuadrën e Espanyolit. Por kupa për Barcelonën u arrit me mund të madh pasi që në 90 minuta ndeshje, Barcelona ishte në disavantazh.

Simao në minutën e 20 realizoj për Espanyolin. Barcelona barazoj në minutën e fundit të ndeshjes me golin e Fabregas. Skuadrat shkuan në penallti. Për Barcelonën dështoj Xavi, ndërsa shënuan Fabregas, Pique, Sanchez e Villa. Barcelona në këtë takim u paraqit me shumë lojtarë të rinjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›