Barcelona, ekipi më i mirë në botëDy gjigantët anglezë, Mançester Junaitid e Liverpulin ndajnë vendet 2-3. Roma e para nga skuadrat italiane.

Barcelona është ekipi më i mirë në botë midis 350 ekipeve të listuara në periudhën kohore midis 1 dhjetorit 2007 e deri më 30 nëntor 2008, duke lënë pas dy gjigantët anglezë, Mançester Junaitid e Liverpulin, që ndajnë vendet 2-3 secili nga 263 pikë.
Skuadra spanjolle e drejtuare nga trajneri i ri karizmatik Pep Guardiola ka grumbulluar sipas Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) 278 pikë.
Në vend të katërt është Bajerni i Munihut (260 pikë) dhe në të pestin argjentinasja Boka Junior (258 pikë). Çelsi renditet i pesti me 250 pikë, ndërsa në të gjashtin francezët e Olimpikut të Lionit (237 pikë).
Londinezja Arsenal (234 pikë) ndodhet në vendin e tetë, ndërsa çuditërisht ekipi i mirë italian është Roma, e nënta, me 229 pikë.
Vendi i dhjetë është zënë nga ekipi argjentinas Estudiantes (226 pikë). Përpara kampionit të Italisë, Interit, është edhe Fiorentina, e 11-ta (222 pikë), teksa zikaltërit e Murinjos renditen në vendin e 13-të (218 pikë) menjëherë pas Sao Paulos së Brazilit me 219 pikë. Nga ekipet e tjera italiane Milani ndodhet në vendin e 16-të, ndërsa Juventusi në të 18-tin.
20 ekipet e para
1. Barcelona (Spanjë) 278,0
2. Mançester United (Angli) 263,0
3 Liverpul (Angli) 263,0
4. Bajern Munih (Gjermani) 260,0
5. Boka Juniors (Argjentinë) 258,0
6. Çelsi (Angli) 250,0
7. Olimpik Lion (Francë) 237,0
8. Arsenal (Angli) 234,0
9. Roma (Itali) 229,0
10. Estudiantes (Argjentinë) 226,0
11. Fiorentina (Itali) 222,0
12. Sao Paulo (Brazil) 219,0
13. Inter (Itali) 218,0
14. Fluminense (Brazil) 214,0
15. Villarreal(Spanjë) 205,0
16. Milan (Itali) 202,0
17. Atletiko Madrid (Spanjë) 198,0
18. Juventus (Itali) 195,0
19. Sporting (Portugali) 193,0
20. Bordo (Francë) 191,0
E Enjte, 04 Dhjetor 2008