Barcelona fiton Superkupën spanjolle, e 7-ta në histori

Trofeu i parë i sezonit në Spanjë i përket kampiones dhe fitueses së Ligës së Kampioneve, Barcelonës. Në ndeshjen e dytë të khimit për Superkupën e Spanjës, Barcelona fitoi 3-0 me Espanjolin. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për formacionin e Frenk Rajkard.
Golin e parë e shënoi Ksavi (2') ndërsa potugezi Deko shënoi dy gola (12', 62'). Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 sërish për Barcelonën.
Kjo ishte Superkupa e shtatë e fituar nga Barcelona.
Ditën e martë (ora 22:00) Barcelona do të zhvillojë në "Kamp Nou" një ndeshje miqësore me Bajernin e Mynihut
Në fundjavë fillon edhe kampionati spanjoll ku Barcelona do të përballet me Selta Vigon.