E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori Japoni 2006/ Raundi i trete i ndeshjeve ne Grupin B

Nga Eni Zejnati
Sot u zhvilluan ndeshjet e treta ne grupin B ku Spanja dhe Angloa vazhdojne te dominojne me nga 3 fitore ne 3 ndeshje te luajtura duke siguruar keshtu edhe kualifikimin per ne 1/8 e finaleve. Spanje - Gjermani 92-71 Spanja i shkaktoi Gjermanise humbjen e pare me shifrat 92-71, guke u hakmarre keshtu edhe per humbjet ne gjysme finalet e Europianit 2005 dhe cerek finalet e Boterorit 2002. Dyshja Manuel Calderon dhe Juan Carlos Navarro shenuan 39 pike se bashku, Pau Gasol shtoi 16 pike dhe Jorge Garbajosa 13. Por Garbajosa beri dhe nje pune shume te mire ne fazen mbrojtese duke mbuluar yllin gjerman Dirk Nowitski i cili shenoi vetem 14 pike duke realizuar 5 nga 9 gjuajtje. Spanja ishte ne kontroll te lojes gjate gjithe kohes duke fituar pjesen e pare 26-22, te dyten 48-41, te treten 72-60 dhe e mbylli ndeshjen me avantazhin prej 21 pikesh. * * * Angola - Zelanda e re 95-73 Eduardo Mingas shenoi 27 pike dhe kapi 12 ribaunde ne fitoren e Angloes, duke qene faktori kryesor i kualifkimit te kampioneve te Afrikes per ne 16 me te miret e kampionatit. Joaquim Gomes shtoi 20 pike kurse Antonio Carvalho i dha nje nduhme sulmit duke shenuar 12 pike me kater 3-pikesha. Afrikanet u shkeputen qe ne fillim duke shenuar 12 pike rrest ne minutat e para dhe shkuan ne avantazh 17-4. Pas pjeses se dyte avantazhi shkoi ne 17 pike me shifrat 49-32. Angola e kontrolloi ndeshjen deri ne fund duke ruajtur gjithmone nje avantazh prej 15-20 pikesh. Trajneri i Zelandes se re Baldwin nuk kishte shpjegim per humbjen e trete te skuadres se tij. "Ne ndeshjet qe kemi humbur nuk kemi luajtur mire. Kemi ardhur ketu per te treguar basketbollin tone me te mire por deri tani nuk e kemi bere kete gje. Eshte e kote te kerkojme per justifikime". * * * Japoni - Panama 78-61 Organizatoret kane arritur fitoren e pare ne kampionat duke mundur Panamane qe tani ka rekordin 0-3. Igarashi shenoi 18 pike per Japonine dhe Orimo dhe Sakurai shtuan nga 13 dhe 12 secili. Gjithashtu i rendesishem ne kete fitore ishte dhe Takeuchi qe shenoi 11 pike duke gjuajtur 50% nga 3-pikeshi dhe duke kapur 8 ribaunde. Japonia nuk e filloi mire ndeshjen dhe Panamaja kryesonte ne fund te pjeses se pare 22-14. Po ne pjesen e dyte vendasit fitojne me 11 pike duke shkuar ne pushim ne avantazh 36-33. Me pas Japonia kontrolloi ndeshjen pa probleme duke fituar pjesen e trete 21-12 dhe te fundit 21-16. Me kete fitore Japonia tani ka shpresa per kualifkim, ndersa Panamaja me tre humbje ne tre ndeshje e shef veten ne nje pozicion shume te veshtire. * * * Renditja e Grupit B Spanja 3/0 - 6 pike Angola 3/0 - 6 pike Gjermania 2/1 - 5 pike Japonia 1/2 - 4 pike Zelanda e re 0/3 - 3 pike Panama 0/3 - 3 pike

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›