E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton trofeun, Ronaldinjo "Kamp Nou-n"

Pjesa e parë e lojës përfundoi në me rrjeta të paprekura.

Vetëm në pjesën e dytë katalanasit do të kalonin të parët në avantazh me anë të sulmuesit spanjoll, David Vija, që do të shënonte pas një aksioni të shpejtë.

Milani do të barazonte me një gol spektakolar të shënuar nga veterani italian, Filipo Inzagi.

Loja e rregullt do të mbyllej me barazimin 1-1 dhe më pas dy skuadrat i janë drejtuar pikës së bardhë të penalltisë ku edhe Barceloca është shpallur fituese.

Nga pika e bardhë lojtarët katalanas do t’i shënonin të pesta gjuajtjes kurse kuqezinjtë do të humbnin tre penallti.

Sedorf, Jankulovski,dhe Pirlo nuk arritën të gjenin rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri katalanas Pinto.

Mbrëmja në “Kamp Nou” ka qenë mjaft festive edhe për brazilianin Ronaldinjo që është pritur ngrohtësisht në rikthimin e tij të parë në stadiumin ku shkëlqeu për shumë sezone me fanellën e Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›