Benitez: Duam të bëjmë historinë
Në konferencën e shtypit para sfidës me Atletikon e Madridit, spanjolli i stolit zikaltër la të kuptohet se do të hedhë në fushën e lojës të njëjtin formacion “mourinjan” të finales së Ligës së Kampionëve. E meqë ra fjala te Mourinjo, Benitez nuk pranoi të flasë më mbi polemikën me portugezin duke lënë si përgjigje të fundit deklaratën e djeshme: “Nëse ishte kaq mirë, pse Mourinjo iku nga Interi?”
“Kam folur me lojtarët dhe kam kuptuar se kemi nevojë për më tepër kohë që të provojmë gjëra të reja. Prandaj për momentin do të mbështetemi te ajo që dimë të bëjmë më mirë e më pas dalëngadalë do të eksperimentojmë ndoshta duke luajtur disi më përpara”, tha tekniku milanez.
Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët mbi kalimin e Ibrahimoviçit te Milani, kapiteni Havier Zaneti (që ndodhej përkrah trajnerit në konferencë), preu shkurt: “Nuk më krijon asnjë ekekt, është zgjedhja e tij dhe duhet respektuar”. Lidhur me kundërshtarin e mbrëmjes së nesërme 37-vjeçari (i cili nesër mbush 15 vjet si zikaltër) tha: “Forlan dhe Aguero janë lojtarë të mëdhenj. Diego është vendimtar jo vetëm për golat që shënon, por edhe për ndihmën që i jep skuadrës. Aguero mund të godasë në çdo moment”.