Alonso "ndez motorin": Gati për 7 finale
Sipas Fernando Alonsos, gara e Belgjikës është thelbësore për ecurinë e mëtejshme të luftës për titull. Spanjolli ka fituar pikë të rëndësishme ndaj rivalëve në garat e fundit dhe shpreson të garojë si i barabartë me ta në duelin e radhës.
“Jemi të kënaqur me çka kemi bërë deri tani, por gjithçka do të vendoset në shtatë garat e mbetura. Jemi gati të barabartë, është njëlloj si t’ia nisim nga zero dhe të luftojmë në shtatë finale. Vazhdimësia do të jetë faktor i rëndësishëm në rrugën tonë drejt suksesit”, pohoi dy herë kampioni i botës.
Optimist shprehet edhe piloti tjetër i “Kokëkuqes”, Felipe Masa: “Duhet të vazhdojmë rrugën e nisur para ndërprerjes së kampionatit: të luftojmë gjithnjë për të marrë maksimumin duke filluar që nga gara e radhës”. Mekanikët kanë bërë ndryshime aerodinamike në makinën italiane, me synimin për të qenë një hap para të tjerëve në betejën për titull.