E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona humb kreun, Flick durimin, trajneri gjerman ndërpret në mes intervistën

Eliminimi nga Kupa e Spanjës dhe humbja përballë Girona-s në La Liga ka ndikuar shumë në klimën negative që është krijuar në klubin e Barcelonës.

Një fakt i tillë është reflektuar edhe nga trajneri Hansi Flick, i cili ka ndërprerë në mes intervistën që po jepte në fund të ndeshjes.

Trajneri gjerman konkretisht ishte i acaruar me vendimin e arbitrit, i cili nuk konsideroi si faull kontaktin mes Claudio Echeverri dhe Koundé.

“Ke një koment për kontaktin, i cili i parapriu golit?”, pyeti Flick gazetarin, i cili po e intervistonte. Gazetari nuk preferoi që të jepte një përgjigjhe dhe i tha: “Jo, nuk kam asnjë opinion mbi këtë episod”. Kaq mjaftoi për të nervozuar Flick, i cili u largua nga mikrofoni pasi tha: “Atëherë nëse ti nuk ke një opinion për atë ndërhyrje dhe unë nuk kam asnjë opinion për të dhënë këtu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›