E Hënë, 2 Nëntor 2026

Barcelona humb shërbimet e Jamal për ndeshjet kryesore të muajit

Humbja me Leganes në shtëpi nuk ka qenë i vetmi lajm i keq për skuadrën e Barcelonës. Mësohet se klubi katalan ka humbur shërbimet e Lamine Jamal, i cili është dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.

Stafi i mjekëve të Barçës ka bërë me dije se talenti nuk do të jetë në takimin e Barçës me Atletiko Madrid. Madje thuhet se ai nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të shkojë në javën e parë drejt Arabisë Saudite ku Barça do të luajë Superkupën e Spanjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›