Barcelona i afrohet 100 pikëshit

Barcelona e ka fituar derbin katalonas duke e mposhtur rivalin e madhe, skuadrën e Espanyol. Barca arriti të fitoj me rezultat 2 me 0 edhe pse në skuadër nuk e kishte Leo Messin.
Alexis Sanchez e shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e 14 të ndeshjes. Për 2 me 0 realizoj Pedro në minutën e 86 të ndeshjes.
Me këtë fitore Barcelona i afrohet rekordit për të mbledhur 100 pikë në kampionat. Për të arritur këtë gjë, Barcës i duhet edhe fitorja në javën e fundit ndaj Malagës./Indeksonline/