Rona lutet për mitrovicasit

Këngëtarja Rona Nishliu, sot mori pjesë në takimin e 10-të të Evropës Juglindore- Lutjet e Mëngjesit në Kosovë.
Ajo performoi një këngë të vjetër shqipe dhe më pas iu bashkua lutjeve para të pranishmeve.
Gjatë fjalës së saj, Nishliu, e cila vjen nga pjesa veriore e qytetit të ndarë të Mitrovicës, tha: “Kam një lutje, për të gjitha komunitet që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Jam dhe unë një nga ata”.
Ndryshe, Rona sonte ka udhëtuar drejt Tiranës, ku ka performuar si e ftuar special në një mbrëmje muzikore me me jazz kitaristin e shquar nga Gjermania, Michael Saigmeister ./Indeksonline/