Neymar: Jam lojtar i Barcelonës

Ka përfunduar definitivisht dilema disa vjeçar e të ardhmes së Neymar. Supertalenti brazilian ka konfirmuar sot në mëngjes se ka nënshkruar me Barcelonën. Ylli i Santosit i ka falënderuar te gjithë për mbështetjen, tifozët e Santosit, familjen për përkrahjen e dhënë.
"Faleminderit për të gjitha. Unë kam kaluar 9 vite të paharrueshme si fëmijë dhe lojtar i Santosit. Unë kam arritur marrëveshje me Barcelonën dhe që nga ky sezon do të luaj për këtë skuadër. Jam shumë i gëzuar që do të veshë fanelën e Barcelonës sepse ka qenë një ëndërr e kahmotshme" deklaroj Neymar.
Pikërisht sot Neymar do të zhvilloj ndeshjen e tij lamtumirëse me Santosin, ndërsa prezantimi i tij te Barcelona do të bëhet me 3 ose 4 qershor./Indeksonline/