Me lot në sy, Paulinho e konfirmon skuadrën e re

Mesfushori fantastik brazilian, Paulinho e ka konfirmuar largimin nga Corinthians. Paulinho ka deklaruar se karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Tottenhamit. Në konferencën e tij të fundit si lojtar i Corinthians, Paulinho u nda me lot me këtë skuadër.
"Për mua është një moment shumë i vështirë. Unë dua të konfirmoj largimin nga Corinthians. Ishin tre vite të mrekullueshme për mua në karrierë. Ajo që dua tu them tifozëve të Corinthians, është se ne do të shihemi prapë. Kjo është skuadra që do ta dua më së shumti në jetë. Karrierën do ta vazhdoj në Angli, te Tottenhami. Kam pranuar një ofertë prej 17 milion funtash e cila më ka bindur" ka thënë Paulinho./Indeksonline/