FMN pergenjeshtron Bisedimet me Greqine progresive
Fondi Monetar Ndërkombëtar përgënjeshtron deklaratat se Greqia nuk ka realizuar deri tani asnjë prej qëllimeve për të cilat ka rëndë dakord me institucionet ndërkombëtare. “Këto pohime janë të pavërteta” tha një zëdhënës i FMN-së, duke shtuar se konsultimet me qeverinë në Athinë vazhdojnë, janë të suksesshme dhe pritet të përfundojnë shpejt.
Gazeta gjermane "Der Spiegel", shkruan duke iu refereuar raportit të ekspertëve të Komisionit të BE-së, Bankës Evropiane dhe FMN-së se deficiti i Greqisë është më i lartë se sa që është premtuar dhe se për shkak të mungesës së tempos së reformave, janë vënë në pyetje ndihmat e planifikuara financiare. Greqia duhet të kursejë në katër vitet e ardhshme 78 miliardë euro.
Gjendjen e vështirëson edhe më shumë fakti që prej mesit të qershorit Greqia pa ndihma nga jashtë nuk do të ketë mundësi të paguajë obligimet e saj financiare ndërkombëtare e as rrogat dhe pensionet për qytetarët e vet.Nga Athina kryeministri George Papandreou foli për një plan të ri masash që do të implementohet me apo pa konsesusin e partive politike ndërsa Kanadaja i ofroi ndihmë Athinës zyrtare për tu përballur me krizën e borxheve.
"Ne do të ecim përpara duke implementuar në mënyrë konstruktive një program të dhimbshëm e të vështirë. por që mbetet e vetmja rrugë e sigurt për të dalë nga kriza e borxheve” tha Papandreu.
Deklaratat e Papandreut u bënë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Stephen Harper. Harper u ndal në Athinë pas samitit të G8 në Francë. Ai deklaroi se të dyja vendet diskutuan për bashkëpunimin ekonomik e nënshkruan një marveshje që lejonte shkëmbimin e punonjësve përmes kontratave një vjeçare.