Vlorë, LSI prezanton planin
Vlorë - Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar “Planin për Veprim” në qytetin e Vlorës. Lideri i LSI-së, Ilir Meta i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të kësaj partie në qarkun e Vlorës kanë zbuluar shtyllat e programit elektoral dhe qeverisës të LSI për 4 vitet e ardhshme.
Meta garantoi të gjithë vlonjatët dhe shqiptarët, se duke votuar për LSI, do të votojmë për realizimin e projekteve më të bukura dhe më përrallore të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
Një ndër këta projekte është edhe bërja e një master-plani për shndërrimin e një gadishulli jashtëzakonisht të bukur, interesant dhe me potenciale të jashtëzakonshme turistike që është ai i Karaburunit, nga një gadishull që sot shërben vetëm për kullota në një nga perlat e Mesdheut për të zhvilluar Turizmin.
“Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët, një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit, e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve, deklaratave, përmes fjalimeve, por vetëm përmes Kohës për Veprim. Ndaj dhe Plani ynë për Veprim, fillon pikërisht me punësimin dhe jo më kot ne e theksojmë çështjen e punësimit si çështjen themelore që ka sot vendi, që kanë sot shqiptarët dhe mbi të cilën do të ndërtohen të gjitha politikat shtetërore, qeverisëse, fiskale dhe arsimore”, deklaroi Meta gjatë fjalimit të tij.
Meta tha se dy janë dhe objektivat e LSI për punësimin. Së pari, për për hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme të punës gjatë 4 viteve të ardhshme dhe, së dyti, një program i veçantë për të ndihmuar çdo familje që jeton në varfëri kritike dhe që nuk ka asnjë të punësuar të paktën përmes programit të punësimit jetik për një periudhë afatshkurtër t’i garantohet një punësim, i cili njëkohësisht do të japë mundësi për t’u kualifikuar për të hyrë në tregun e qëndrueshëm të punës në perspektivë.