Barcelona konfirmon transferimin e Zambrotës

Transferimi i mbrojtësit të ekipit të Italisë e Barcelonës, Xhanluka Zambrota, drejt Milanit u zyrtarizua nga klubi katalanas. Barcelona do të përfitojë 9 milionë euro nga transferimi i futbollistit. Milani e kishte lajmëruar blerjen e 31-vjecarit, më 1 qershor. Zambrota bën pjesë në skuadrën e Italisë në Kampionatin Europian dhe do të luajë sot kundër Rumanisë.