Endri Vrapi, pranë nënshkrimit me Elbasanin

Mbrojtësi i Kombëtares Endri Vrapi është vetëm një hap larg nënshkrimit të kontratës me Elbasanin. Për ish-lojtarin (e përjashtuar) të Tiranës do të thotë një rikthim në "shtëpinë", ku ka pronësuar edhe trofeun e vetëm të karrierës së tij. Me Elbasanin ish-mbrojtësi i Lushnjës fitoi kampionatin në sezonin 2005-2006, njëherësh edhe titulli i dytë i Elbasanit në historinë e tij. Pranë nëshkrimit me Elbasanin është edhe Julian Brahja.