E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, 18 qershor: zbardhet trajneri i ri

Më 18 qershor, Tirana, 23-herë kampione e Shqipërisë (rekord vendas), do të gdhihet me emrin e trajnerit të ri (provoi tre sezonin e kaluar). Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti (me rotacion) i bardhebluve, Refik Halili. " Të mërkurën e ardhshme, më 18 qershor, do t'iu bëj të ditur emrin e trajnerit të ri dhe të futbollistëve kryesorë që do të përbëjnë boshtin e skuadrës, e cila do të garojë për sezonin 2008-2009".
PACHECO- Listës së kandidatëve për të veshur fanellën e 13-herë fituesve të Kupësë së Shqipërisë, iu bashkua edh eajo e sulmuesit portugez Edgar Pacheco. 30-vjecari luan prej vitit 1992 si profesionist, teksa ka filluar karrierën me Estoril, Vitoria Setubal, Benfika por ka dhe një të kaluar futbollistike në Spanjë, me emra të mëdhenj si Real Madrid (1998), por dhe me Malagën, Getafen. Boavista është edhe ekipi me të cilin ai luajti në sezonin 2007-2008.
MOHELEBI – Mesfushori francez Laurent Mohelebi, i cili bëri një paraqitje të pëlqyeshme gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, ka rënë parimisht dakord me kushtet e ofruara financiare për të vazhduar edhe një sezon tjetër me Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›