E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona me e forte se kaosi ajror

As kaosi ajror qe ka perfshire Spanjen nuk arrin te frenoje Barcelonen.

Pas fitores 5-0 ndaj Real Madrid ekipi blaugrana fiton ndeshjen e radhes ne transferte 0-3 ndaj Osasunes.

Pedro hapi serine e golave ne minuten e 26-te.

Me pas Messi shenon golin e dyte ne minuten e 64 dhe shtate minuta para perfundimit te ndeshjes ylli argjentinas fiton nje penallti te cilen e shnderron po vete ne gol duke shenuar dopieten e tij.

Edhe Real Madrid ka mundur Valencian ne rezultatin 2-0 ne ndeshjen tjeter te javes se 14 te kampionatit spanjoll duke treguar se madrilenet kane lene pas kraheve humbjen e rende ndaj rivaleve historike te Barcelones te henen e kauar.

Cristiano Ronaldo ka qene autori i te dy golave per madrilenet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›