Urdhra per te debuar Dinamon

Nje kalim i tille duket pozitiv per vete faktin se prej vitesh Ministria e Brendshme duke mos patuar aspak lidhje me kete klub nuk tregonte asnje lloj interesimi dhe u mendua se kalimi ne varesine e Ministrise se Sporteve dicka do te ndryshonte per mire.
Nuk ka kaluar as nje muaj nga ky vendim dhe klubit Dinamo nga Ministria e Sporteve i shkojne disa vendime te reja te marra nga MTKRS dhe nje urdher zbatimi.
Ne baze te ketyre vendimeve ambientet e klubit Dinamo i kalojne ne vartesi Agjencise se Sporteve e cila ka kerkuar kthimin e ketij hoteli e ketyre zyrave ne zyra per federatat e sporteve qe me pare ndodheshin pas stadiumit kombetare Qemal Stafa stadium i cili do te prishet.
Keto vendime edhe pse te nisura me date 1 dhjetore kane mberritur ne zyrat e klubit Dinamo me 3 dhjetore dhe sipas ketij urdhri ambientet duhet te liroheshin nga klubi Dinamo pikerisht me date 3.
Ajo cka ben habi eshte kjo levizje ne administrimin e ambienteve te klubit Dinamo e mbi te gjitha nxitimi per te mbyllur gjithcka shume shpejt.
Te kontaktuar nga TCH drejtuesit e klubit blu te kyeqytetit pervecse jane te paqarte nga ky urdher deklarojne se nuk kane ndermend te lirojne asnje ambient per asnje federate pervec ekipeve te futbollit zinxhire qe ndodhen aktualisht ne ato ambiente.
Ne rast kembengulje kampionet ne fuqi do te bejne ceshte e mundur per te mos u zbatuar nje urdher i tille duke kercenuar deri ne bojkotimin e kampionatit.
Klubi Dinamo eshte i vetmi klub futbolli ne kryeqytet pasi pjesa e shumsporteshit eshte shkrire prej kohesh sa i perket ambienteve eshte gjithashtu skuadra e vetme e kompletuar me gjithcka i duhet nje skuadre fusha zyra apo hotele pasi klubi tjeter qe kishte ambientet te tilla klubi Partizani tashme i ka mbetur vetem emri pasi i eshte kthyer pronareve e i ka ndryshuar destinacioni duke u ndertuar pallate.