E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona mundet në derbi, ngushtohet diferenca (video)

Barcelonë - Derbi i Barcelonës ka njohur fitues këtë radhë skuadrën e Espanjolit, e cila fitoi me rezultatin 2-1. Për ekipin e Barcelonës ky është rezultati i dytë radhazi negativ, pas barazimit 2-2 me Betisin në Sevilje javen e shkuar. Skuadrat në këtë takim vinin nga pole të ndryshme. Barcelona ndodhej në vendin e parë e shkëputur me 10 pikë nga ndjekësi më i afërt, Reali, ndërsa Espanjoli ndodhej në vendin e fundit.

Heroi i Espanjolit në këtë takim ishte Dei la Penja me dy golat e shënur, në minutën e 50-të dhe 55-të. Rezultatin e ngushtoi Jaja Ture në minutën e 62-të.

Me këtë humbje Barcelona ngushton diferencën me Realin e Madridit, duke e çuar në 7 pikë. Espanjoli, në të kundërt, lë vendin e fundit duke u ngjitur një shkallë më lart, me 21 pikë.

Më poshtë do të paraqesim golat e shënuar në këtë takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›