E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli ndalet në barazim me Mançester Sitin

Liverpul - Liverpuli është ndalur në barazim 1-1 me Mançester Sitin këtë javë në Premier Ligë. Ky barazim e rrit diferencën në pikë të Liverpulit me udhëheqësit Mançester Junaited, duke e çuar në 7 pikë.

I pari që kaloi në avantazh ishte ekipi i Mançester Sitit me anë të Arbeloas në minutën e 51-të. Barazimi për vendasit e Liverpulit do të vinte në minutën e 78-të me Dir Kajtin.

Liverpuli ndodhet në kuotën e 55 pikëve duke u pozicionuar i dyti. Mançester Siti ndodhet në vendin e dhjetë me 32 pikë. Në javën e ardhshme Liverpuli do të luajë në transfertë me Midellsbroun, ndërsa Mançester Siti do të luajë sërish në transfertë, këtë radhë përballë Uest Hemit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›