Pakistan, talebanët marrin peng një zyrtar
Swat - Një administrator i lartë të qeverisë pakistaneze dhe gjashtë rojet e tij në luginën e trazuar Swat në veriperëndim të Pakistanit, janë rrëmbyes sot nga talebanët. Zëdhënësi i talebanëve në Swat, Muslim Khan, ka bërë të ditur se merrnin përgjegjësinë për rrëmbimin e administratorit Khushal Khan, me të cilin tha ai, "do t'i diskutojmë disa çështje". Në 16 shkurt, autoritetet e Pakistanit arritën një marrëveshje me militantët për të vendosur ligjin islamik të sheriatit në Swat, ku ushtria pakistaneze është përpjekur që ta shtypë kryengritjen talebane.
Të shtunën, zyrtarët thanë se qeveria dhe militantët kanë rënë dakord për "armëpushim të përhershëm", por një komandant i talebanëve tha se armëpushimi do të rishqyrtohet pas 10 ditëve, respektivisht në 25 shkurt.