E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk bën dot pa Messin, mund me vështirësi Levanten (VIDEO)

fabregasNdeshja e së martës përballë Bayern Munich duket se po e vë në vështirësi Barcelonën, pasi vetëm në minutën e 84-shënoi golin e vetëm ndaj Levantes. Takimi i mbrëmshëm, i vlefshëm për kampionatin spanjoll, tregoi edhe një herë se pa Messin katalanasit janë shumë pas ritmit të zakonshëm.

Goli i vetëm u shënua nga Fabregas, ndërsa ky tre pikësh ishte i nevojshëm pasi e afron Barçën më shumë pranë titullit.

Fitore kanë marrë edhe rivalët e tyre. Reali i Madridit mposhti 3-1 Real Betis, por pavarësisht kësaj fitoreje Mou pësoi një humbje të madhe. Modriç, Marselo dhe Benzema pësuan dëmtime dhe ka shumë gjasa që të mos aktivizohen në ndeshjen e parë ndaj Dortmundit. Golat u shënuan nga Benzema dhe Ozil.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›