Protesta tek shtëpia e Kastriot Islamit, procedim penal për Jeta Seitajn
Tiranë- Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 5 personave që disa ditë më parë protestuan përpara shtëpisë së deputetit Kastriot Islami.
Mes tyre, do të procedohet edhe kryetarja e Njësisë Bashkiake numër 5 në kryeqytet, zonja Jeta Seitaj, e cila ishte e pranishme në protestën e 16 prillit.
Sipas policisë, janë edhe katër persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale të Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe Prishjes së qetësisë publike.
Votimi i 15 prillit në Kuvend i ish-deputetit socialist Kastriot Islami për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, ka bërë që dhjetra të rinj të FRESSH-it të protestojnë para shtëpisë së tij.
Me pankarat në duar, ku shkruhej Këtu banon tradhtari Kastriot Islami ata kanë kundërshtuar bashkimin e votës së tij me votat e deputetëve demokratë.