Pakti Shqiperi-Greqi, 500 të dënuar në burgjet tona
Transferimi i të dënuarve shqiptarë në Greqi drejt burgjeve tona është një ndër temat më të ‘nxehta’ që po negociohet mes dy vendeve. Rreth 500 të dënuar pritet të “kthehen” për të vuajtur dënimin në atdhe si hap i parë i një operacioni të përbashkët që parashikon një sistemim më të mirë dhe me kosto të ulët për rreth 2.500 të dënuar shqiptarë që vuajnë në burgjet greke.
Në pamje të parë, marrëveshja, e cila ende nuk ka marrë një formë konkrete, duket si një bashkëpunim mes dy vendeve, por brendia e saj përmban fakte interesante. Një burim zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë tha për “GSH” që është Greqia, e cila ka kërkuar e para transferimin e të dënuarve drejt vendit tonë, duke bërë dy propozime konkrete për shkak të rëndesës financiare. Autoritetet greke kanë ofruar si mundësi të parë ndërtimin e një burgu këtu në vendin tonë, ku do të vendosen të gjithë të dënuarit. Oferta e dytë ka të bëjë me përballimin e të gjitha shpenzimeve për secilin të dënuar, që do të transferohet drejt burgjeve shqiptare. “Janë duke u negociuar të gjitha kushtet e marrëveshjes. Ende nuk mund të flasim për kushte konkrete”, tha zyrtari i dikasterit të Drejtësisë. Përballimi i shpenzimeve për të dënuarit që do të transferohen drejt Shqipërisë do ta lehtësonte jo pak buxhetin grek, për shkak se kostoja ditore e një të dënuari në burgjet shqiptare llogaritet 3 herë më e ulët se për një të dënuar në burgjet greke. Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi tha për “GSH” se ende një nuk ka marrëveshje të firmosur mes palëve, por po diskutohet për të gjitha kushtet. Halimi deklaroi se shpreh gatishmërinë maksimale për transferimin e të dënuarve.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)