Mourinho largohet në verë?

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në fund të sezonit aktual do të kthehet në Premier Ligën për të drejtuar ndonjë skuadër- shkruan Sunday Times.
Dështimet në përballjet direkte me Barcelonën kanë bërë që strategu portugez të fishkëllehet nga tifozët madrilenë, ndërsa mediat britanike raportojnë se në fund të sezonit do t`i vijë fundi edhe qëndrimit të tij në Santiago Bernabeu.
“Jose është i lodhur nga situata e përgjithshme në klub. Pavarësisht nëse në fund të sezonit fiton titullin e La Ligas dhe/ose të Ligës së Kampionëve, ai gjatë verës do të kthehet në Angli. Paratë nuk janë të rëndësishme”, ka thënë një burim i afërt me Mourinhon.