Barcelona nuk ka rivalë, shkatërron 4:1 Atletiko Madridin (FOTO/VIDEO)
Ekipi kampion i Spanjës ka shumë mundësi të jetë Barcelona, pasi deri më tani nuk ka asnjë rival. Mbrëmë katalanasit kanë shkatërruar 4:1 Atletikon e Madridit duke vijuar të qetë në krye të klasifikimit.
Loja ishte në baraspeshë vetëm në mesin e pjesës së parë, pasi më pas filloi seria e golave. Ishte Falkao ai që kaloi kryeqytetasit në avantazh, duke shënuar një gol spektakolar me anë të një parabole.
Por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi vetëm pesë minuta më pas Adriano solli baraspeshën me anë të një goditjeje të fuqishme. Por pak minuta pas tij Buskets solli avantazhin duke e mbyllur pjesën e parë 2:1.
Nuk kishte se si të mungonte goleada e Messit, pasi ishte pikërisht ai që vulosi rezultatin përfundimtar në 4:1. Pas dy golave të mbrëmshëm argjentinasi vijon të thellojë rekordin duke shënuar 90 gola brenda një viti kalendarik.

Adriano pas golit
Pas kësaj fitoreje Barça vijon e vetme në krye të renditjes me 9 pikë avantazh ndaj Atletiko Madridit që ndodhet në vendin e dytë. Tjetër zhgënjim për Real Madridin, pasi nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi 2:2 me Espanjolin. Në këtë mënyrë ata renditen në vendin e tretë, 16 pik larg Barcelonës.

Festimi i golit
K.Topalli/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: