Rikthehet pas 11 ditesh energjia ne Selite banoret kercenuan se do te linin Tiranen pa drita
Rikthehet pas 11 ditësh energjia në zonën e Selitës në kryeqytet. Banorët e kësaj zone kërcënuan se do të linin të gjithë kryeqytetin pa drita për të gjetur një zgjidhje për ta.
Me dhjetëra vetë u nisën ne oret e paradites drejt nënstacionit elektrik të Selitës për të hyrë në nënstacion dhe për të lënë Tiranën pa drita.
Kryetarja e njësisë nr. 5 në kryeqytet, Jeta Seitaj tha per abc news se banorët ishin gati gjatë paradites të lënë të gjithe kryeqytetin pa drita.
Përgjigjia është marrë vetëm në momentet e fundit. Të gjendur nën presionin e banorëve, zyrtarë të CEZ kanë premtuar që gjithçka do të rregullohet pasdite.
METE: CEZ po provokon tension publik
Ministria e Ekonomisë, Transportit dhe Energjisë paralajmëron kompaninë CEZ Shpërndarje se do mbajë përgjegjësi penale për mosfurnizimin me dashje apo pa dashje të vendit me energji elektrike.
Zëvëndës/ministi i METE-s, Eno Bozdo në një konferencë për shtyp reagoi ndaj CEZ për mungesën e energjise elektrike në disa zona të vendit, duke i bërë thirrje kompanisë CEZ që të mos provokojë tension publik, pasi METE ka prova që CEZ-it i mungon edhe baza e pajisjeve që janë të domosdoshme për të përballuar problemetikën e një moti të ftohtë.
"METE kërkon nga CEZ-i të mos provokojë tension publik. Mosofrimi i një shërbimi të domosdoshëm përbën një vepër penale dhe të gjithë ata të cilët nuk e ofrojnë këtë shërbim duhet të përgjigjen para ligjit sot, nesër apo në të ardhmen" tha Bozdo.
Zv/ministri i Bozdo, deklaroi se ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona të vendit janë bërë si pasojë e performancës së dobët të CEZ Shpërndarje.
"METE është duke ndjekur situatën për çdo ndërprerje të enegjisë. Ndërprerjet e energjisë janë pasi CEZ-i s`ka përmbushur detyrimet e saj dhe kohëzgjatja e defekteve është rritur në mënyrë jonormale në sajë të performacës jo të mirë të saj", tha Bozdo.