Barcelona nuk paguan “shifra të çmendura”

Nënkryetari i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka paralajmëruar se klubi nuk do të paguajë “shifra të çmendura” për angazhimin e përforcimeve gjatë verës, pas spekulimeve rreth interesimit për yllin e Arsenalit, Robin van Persie dhe atë të Tottenhamit, Gareth Bale.
Dyshja nga Premierliga thuhet se mund të largohen nga skuadrat e tyre në fund të këtij sezoni, kurse konsiderohen objektivë të gjigantit bavarez.
Megjithatë, Barcelona ka theksuar se nuk ka ndërmend të paguajë çmime të larta për transferimin e cilitdo futbollist dhe në njëfarë forme ka mohuar mundësinë e blerjes së holandezit ose uellsianit.
“Këta futbollistë janë shumë të mirë, por ne nuk do të hyjmë në tregun e çmendur sepse është e pamundur për Barcelonën të paguajë 40-50 milionë euro për çdo futbollist. Ky është vendim i klubit. Ne nuk mund të luftojmë kundër çdo klubi. Por, ne kemi epërsi në atë që futbollistët duan të vijnë të luajnë për Barcelonën”, deklaroi Bartomeu për mediet spanjolle.