Ngatërroi rrugën dhe humbi në malin e fshatit Kurcaj në Krujë, shpëtohet turisti austriak

Një turist austriak, i cili kishte humbur në malin e fshatit Kurcaj në Krujë, është shpëtuar mbrëmjen e kësaj të enjte nga Policia.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se turisti 68-vjeçar ka qenë duke vizituar urën e Abdyl Agës, e më pas ka humbur rrugën duke u ngjitur në mal. Pas thirrjes së tij për ndihmë, efektivët mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit rreth orës 21:00, ndërsa fatmirësisht ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
/rtsh.al/