Skënderbeu fiton në fund, Korabi bie përballë Turbinës

Kategoria e Parë ka zbitur sot në fushën e lojës me pesë ndeshje të javës së 17-të. Një fitore pothuajse në ekstrem për Skënderbeun, 2-1 përballë Luzit. Pas një pjese të parë pa gola, korçarët kaluan të parë në avantazh me anë të Randi 51’, ndërkohë që Cahani 70’ vendosi barazpeshën. Në fund ishte Frashëri 88’ që vendosi fatin e ndeshjes.
Korabi është surprizuar nga Turbina në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut duke u mundur me rezultatin 1-0. Oriku ka marrë një fitore 2-1 përballë Burrelit, ndërsa Lushnja dhe Apolonia e kanë mbylllur në barazim 1-1 sfidën mes tyre. Tërbuni dhe Besëlidhja nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0.