Barcelona përcjell Di Marian

Barcelona është duke e përcjellë mesfushorin e Benficës, Angel di Maria.
E përditshmja katalane, El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se Barcelona ka kthyer vëmendjen te Di Maria për shkak të çmimit të lartë të mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery. Di Maria kërkohet edhe nga Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Kontrata e tij me Benficën përfshin dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh, por klubi portugez besohet se është i gatshëm të negociojë shitjen e tij për rreth 25 milionë euro.