Superliga: Hysi merr në thua

Pas rreth katër muajve pushim, më në fund të dielën nisi stinori pranveror i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Kampioni vjeshtor, Trepça fitoi në Ferizaj më lehtë sesa që është pritur, derisa nënkampioni Hysi mori në thua te Flamurtari.
Kampioni aktual, Prishtina u turpërua në Pejë, pasi pësoi disfatë me rezultat 3:1 nga Besa, e cila dëshmoi se është e aftë për ta ndjekur titullin. Me fitore ndaj Lirisë, Kosova e Vushtrrisë rrit gjasat për mbijetesë.
Ferizaj – Trepça 1:3
Kampioni vjeshtor, Trepça e ka nisur mbarë edhe sezonin pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. ‘Xehetarët’ shënuan fitore të dielën më lehtë sesa që është pritur, pasi mposhtën si mysafirë Ferizajn, me rezultat 1:3. Trepça ka kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 16 të takimit, me golin që e ka shënuar Nuriman Ismaili. Epërsinë e gjelbër e zinjve në 0:2 e shtoi goli që e realizoi Florent Sejdiu në minutën e 23-të. Në minutën e 35-të, Ferizaj ia doli ta ngushtojë disavantazhin në 1:2, me golin e Avdyl Halitit. Kurse, rezultatin përfundimtar, 1:3, e vuri Florent Sejdiu në minutën e 85-të, kur shënoi golin e tij të dytë në këtë takim.
Besa – Prishtina 3:1
Besa i ka shtuar edhe më tej apetitet për të luftuar për titullin e kampionit, pasi e mposhti kampionin aktual, Prishtinën, me rezultat bindës 3:1. Golat për Besën i kanë realizuar Kasapi nga penalltia në minutën e 33-të, Krasniqi në minutën e 42-të dhe Gacaferi në fillim të pjesës së dytë. Kurse, golin e nderit për Prishtinën e ka realizuar Azem Ahmeti nga penalltia në minutën e 77. Besa me plotë meritë e korri këtë fitore, pasi në dallim prej Prishtinës, pejanët krijuan edhe raste të tjera shënimi dhe dy herë qëlluan shtyllën.
Flamurtari – Hysi 0:0
Flamurtari ia doli t’ia ndalë hovin Hysit, i cili me këmbëngulje po e ndjek titullin e kampionit. Takimi mes këtyre dy ekipeve është përmbyllur me rezultat të barabartë, 0:0. Duhet theksuar se në këtë takim mungoi realizimi i golave, kurse shanset për të shënuar gola ishin të shumta, të cilat i krijuan të dyja palët. Pavarësisht që nuk pati gola, ky takim ishte i pëlqyer nga publiku, pasi loja ishte mjaft e fortë dhe atraktive.
Kosova (V) – Liria 1:0
Kosova e Vushtrrisë ka bërë një hap të madh përpara në luftën e saj për mbijetesë, pasi shënoi fitore në shtëpi ndaj Lirisë me rezultat minimal, 1:0.
Vushtrriasit nga fillimi i takimit kërkonin golin e avantazhit dhe këtë synim ata e arritën në minutën e 34-t, kur Ilir Izmaili shënoi nga penalltia, për rezultat 1:0. Me këtë fitore, bardhekaltrit janë larguar nga vendi i fundit i tabelës dhe tani gjenden në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Gjilanin dhe dy më shumë sesa Vëllaznimi.
Vëllaznimi – Drenica 0:0
Vëllaznimi nuk e ka shfrytëzuar si duhet terrenin e saj për ta mposhtur Drenicën, pasi ballafaqimi mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0. Gjakovarët gjatë gjithë takimit kanë bërë përpjekje të mëdha për të shënuar gola, por përpjekjet e tyre ishin të kota. Andaj, Vëllaznimi tani ka rënë në pozitën e fundit të tabelës, me dy pikë më pak sesa Kosova (V) e Gjilani.
KEK-u – Gjilani 2:1
KEK-u ka shënuar fitore në Kastriot ndaj Gjilanit të rrezikuar për të rënë nga Superliga, me rezultat 2:1. Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 27, me golin që e ka shënuar sulmuesi Kastriot Rexha. Por, Gjilani ia doli t’i barazojë shifrat në 1:1 në minutën e 37, me golin që e realizoi Jisieike. Por, Kastriot Rexha ishte i papërmbajtshëm për gjilanasit, i cili e realizoi golin e dytë të tij në këtë takim dhe i cili ua siguroi fitoren ‘Elektricistëve’ me rezultat 2:1. Kjo humbje ia ka vështirësuar edhe më tej punët Gjilanit për ta siguruar mbijetesën.
Trepça ’89 drejt Superligës
Ndeshja derbi e xhiros së parë të stinorit pranveror në Ligën e parë të Kosovës, ndërmjet Trepçës ’89 e Ballkanit, ka përfunduar me rezultat 1:0 për vendasit. Të dyja këto skuadra cilësohen si kandidatet më serioze për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar. Ekipi i udhëhequr nga trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 22-të të takimit, me golin që e ka shënuar Dino Cakoviç. Me këtë fitore minatorët kanë bërë një hap të madh për t’u inkuadruar në Superligë.
Superliga – Xhiroja XVIII
Tabela ND GD PI
1. Trepça 18 14 35
2. Hysi 18 11 31
3. KEK-u 18 12 29
4. Besa 18 6 28
5. Flamurtari 18 2 28
6. Liria 18 6 25
7. Ferizaj 18 -2 25
8. Prishtina 18 -5 23
9. Drenica 18 -14 22
10. Gjilani 18 -11 17
11. Kosova (V)18 -12 17
12. Vëllaznimi 18 -10 15