E Shtunë, 31 Tetor 2026

City pas Gagos dhe Higuainit

Manchester City planifikon të paraqesë ofertë prej 50 milionë eurosh për dyshen e Real Madridit, Gonzalo Higuain dhe Fernando Gago.

E përditshmja sportive spanjolle, Marca ka shkruar të dielën se City është i interesuar për sulmuesin dhe mesfushorin argjentinas, ndërsa ky i fundit ishte në prag të kalimit në Eastlands në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Higuain dhe Gago erdhën në Real Madrid në janar të vitit 2006 për afro 35 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›