Barcelona po i nxjerr paratë e Neymar, shet 250 mijë fanela të tij

Që Neymar do të jetë një fenomen, kjo tashmë është një gjë e ditur. Ylli brazilian u pagua nga Barcelona plot 57 milionë euro, një shumë e jashtëzakonshme për një djalosh.
Por, sipas statistikave të fundit, tashmë janë shitur plot 250 mijë fanella të ish futbollistit të Santosit, përkatësisht me një mesatare prej 4 mijë fanellat në ditë, që prej prezantimit të tij, më 3 korrik.
Nëse e kalkulojmë që secila fanellë zyrtare me emrin e simbolit të La Ligas kushton rreth 100 euro, mund të konstatojmë se Barcelona deri tash e ka nxjerr gjysmën e kartonit të Neymarit vetëm nga shitja e fanellave të tij./indeksonline/