E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea nënshkruan edhe me një lojtar

Klubi londinez Chelsea ka kompletuar nënshkrimin me të riun kroat Stipe Perica, nga NK Zadar, i cili poashtu është edhe pjesë e kombëtares U20 të Kroacisë.

Manchester City dhe Evertoni gjithashtu lidheshin me një transferim të tij, por ai zgjodhi Stamford Bridge-n si zbarkimin e ardhshëm të tij. Ai e filloi karrierën në Zadar shtatorin e kaluar dhe shënoi 10 gola në 23 ndeshje.

Perica ishte gjithashtu pjesë e kombëtares kroate U20, në kuadër të kampionatit botëror për këto grupmosha që u mbajt në Turqi muajin e kaluar./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›