Milan në kërkim të një sulmuesi, e duan Ljajiç

Pas dëmtimit të Robinho-s, Milani është vënë në kërkim të një sulmuesi dhe ka nisur tratativat për të sjellë në ekip serbin e Fiorentinës, Adam Ljajiç.
Mediat italian shkruajnë se kuqezinjtë janë gati të ofrojnë për të 9-10 milion euro, ndërsa oferta është bërë mëngjesin e sotëm në mënyrë zyrtare, para se lojtari të niset drejt SHBA-ve. Adriano Galliani i ka kërkuar presidentit të Fiorentinës, Andrea Valle, blerjen e lojtarit dhe shumë shpejt mund të ketë edhe një marrëveshje, ndërsa kuqezinjtë duan një përgjigje para së martës kur ekipi do të niset drejt kontinentit amerikan për një tur ndeshjesh miqësore.
Nëse Fiorentina bie dakord për 21 vjeçarin, atëherë pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe Niang, i cili mund të shitet nga Milani. Ndërsa pjesë e planeve të Milan është edhe mbrojtësi kolumbian Jherson Vergara./indeksonline/