E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD, Topi: Mentaliteti komunist i qeverisë pengon zhvillimin

DURRES- Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar sot në mbrëmje një takim elektoral me banorët e Manzës në Durrës.

Përpara këtyre banorëve kreu i FRD-së, Bamir Topi u shpreh se qeveria ka një mentalitet komunist, i cili pengon zhvillimin e vendit.

Topi tha më tej se, “Pushtetarët sot kanë uzurpuar zonën e detit përmes korrupsionit të qeverisë”.

Duke komentuar miratimin e 3 ligjeve në Kuvend, Topi tha se ato nuk janë të vetmet që përcaktojnë integrimin. 

Ai ftoi banorët e Radës dhe gjithë zonës së Manzës të votojnë numrin 66, të votojnë Frymën e Re Demoraktike si alternativë e zhvillimit të mbarë Shqipërisë.

Ndërsa kandidati për deputet në Durrës, Gazmend Oketa është shprehur se, “FRD ka si armën e saj më të fortë moralin politik”. Ai premtoi më tej se Durrësi do ketë një deputet të FRD që do ta përfaqësojë në Parlamentin e ri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›