Barcelona "remontada" sot ndaj Bayernit!?

Pavarësisht humbjes 4-0 në "Allianz Arena" përballë Bayern Munchen, Barcelona beson fuqimisht se do ta kthejnë gjithçka në favorin e tyre në ndeshjen e kthimit sot në mbrëmje në "Camp Nou". "Remontada" ose përmbysja është tema e ditës në kampin katalanas, të cilët për të përforcuar idenë e tyre thërrasin në ndihmë edhe historinë.
Ipswich Town, Anderlecht, Gothenburg, Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan këtë sezon janë 6 ekipet që kanë përjetuar përmbysjet dramatike në stadiumin e Barcelonës "Camp Nou".
A do ndodhë kjo edhe me bavarezët? Shumë e vështirë por të presim e të shohim...Në futbol thuhetl kurrë mos thuaj kurrë.
Më poshtë mund të shihni edhe datat e rikthimeve të Barcelonës:
7 Dhjetor 1977: FC Barcelona 3 – 0 Ipswich Town. (Ndeshja e parë në Angli 3-0 për Ipswich).
1 Nëntorr 1978: FC Barcelona 3 – 0 Anderlecht (Ndeshja e parë në Belgjikë 3-0 për Anderlecht).
16 Prill 1986: FC Barcelona 3 – 0 Gothenburg (Ndeshja e parë në Suedi 3-0 për Gothenburg).
29 Shtator 1993: FC Barcelona 4 – 1 Dynamo Kiev (Ndeshja e parë në Ukrainë 3-2 për Dynamo Kiev).
18 Prill 2000: FC Barcelona 5 – Chelsea 1 (Ndeshja e parë në Londër 3-1 për Chelsean).
12 Mars 2013: Barcelona 4-0 Milan (ndeshja e parë në San Siro 2-0 për kuqezinjtë).