Tifozët e Barçës: E vështirë,por jo e pamundur

Është shumë e vështirë por jo e pamundur. Kështu mendojnë tifozët e Barcelonës në prag të gjysëmfinales së dytë me Bayern Munchen. Edhe pse pësuar një humbje të rëndë në "Allianz Arena" një javë më parë, disfatë që nuk ndodhte që prej finales së vitit 1994 (Milan 4-0 Barcelona), katalanasit shpresojnë ende në "remuntada".
Siç shihet edhe në videon e mësipërme tifozët e Barças shpresojnë ende në kualifikim dhe këtë e bazojnë në "manita"-n e famshme, teksa mposhtnin 5-0 rivalët historikë të Real Madrid.
Por a është Bayern Munchen i këtij sezoni Reali i manitas? Sigurisht që jo por katalanasit kanë të drejtë të shpresojnë. Nëse do të arrijnë të kryejnë përmbysjen sigurisht që ajo do të ishte historike.