E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Barcelona, sa shumë vuajtje për kualifikimin në Kupë!

Kualifikim i vuajtur për Barcelonën në fazën e 16-shes të Kupës së Mbretit. Katalanasit, pasi kanë provuar një barazim 3-3 në 90 minuta në fushën e CF Intercity, skuadër e kategorisë së tretë, kanë pritur shtesën për të siguruar kualifikimin me golin e Fati në minutën e 103-të.

Një ndeshje që është zhbllokuar që në minutën e 4-ët me Araju, e më pas për katalanasit kanë shënuar dhe Dembele 66’ e Raphinha 77’, por në çdo rast kanë marrë përgjigjen e Soldevila(tre gola të shënuar nga ana e tij), që ka arritur të barazojë gjithmonë. Në shtesë, goli i Fati vendosi dhe fatin e sfidës, duke sigluar kualifikimin e katalanasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›