E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Relli i Dakarit 2023, etapa e katërt

Legjenda e “Rellit”, Sebastien Lëb, më në fund kishte diçka për të buzëqeshur, pas dy ditëve të mëparshme për t’u harruar, pasi francezi të mërkurën fitoi etapën e 4-të të Rellit të Dakarit.

Ai i mohoi bashkatdhetarit të tij, të mbiquajturit “Z. Dakar”, Stefan Peterhanselit, fitoren e etapës së 50-të në këtë garë që është edhe kulmi i vështirësisë në gara me makina, duke qenë 13 sekonda më i shpejtë.

Ndërkaq, sa i përket kategorisë së motorëve, ka qenë piloti spanjoll, Joan Barreda, ai që korri të mërkurën fitoren e parë të tij në edicionin e këtij viti të Rellit të Dakarit, teksa triumfoi në etapën e 4-t.

Megjithatë, piloti nga Australia, Dominik Sendërs, e ruajti kryesimin e renditjes së përgjithshme. Barreda, i cili nget një “Honda”, ishte 16 sekonda më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, kiliani Pablo Kintanija, ndërsa në vendin e 3-të u rendit amerikani Skajler Hous.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›