Barcelona shkaterron 5-0 Realin
Barcelona quhet lideri i ri ne Kampionatin spanjoll La Liga pasi Blaugranet shkaterruan Mbreterit e Real Madridit me rezultat te thelle dhe turperues 5-0.
Ishte kjo nje ndeshje e cila ishte cdo gje tjeter pos e barabarte pasi qe ne fund triumfoi skuadra me futbollin me te mire dhe nuk behej fjale per ndonje nivelizim ne loje ne asnje moment te sfides me te madhe planetare.
Skuadrat hyne ne fushe te prekura si nga shiu qe po binte ne Camp Nou ashtu dhe nga tifozeria e flakte Blaugrane qe pergatiti nje koreografi te jashtezakonshme.
Barcelona filloi me mire takimin duke shtrire dominimin ne cdo cep te fushes. U deshen vetem pese minuta per te regjistruar momentin e pare te nxehte te ketij takimi. Lionel Messi pasi hutoi tere mbrojtjen e Realit i dergoi po ata lojtare ne endrra me ane te nje goditjeje te magjishme e cila qelloi shtyllen pingule. Ketu Casillas ishte i mposhtur.
Ndeshja vazhdon dhe Barcelona ben presion enorm ne Real Madridin. Nje pasim mjeshteror te Andres Iniestas ne mbrojtjen katastrofale te Realit e shfrytezoi per mrekulli mesfushori me i mire ne bote Xavi 10 i cili realizoi per 1-0 duke ndezur impiantin.
Real Madridi tentoi qe te kunderpergjigjet ne aksionin e radhes me ane te Angel Di Marias goditja e te cilit perpak sa nuk perfundoi ne porte por i perqendruar dhe ne vend ishte Victor Valdes.
Ne minuten e 14-te regjistrohet nje prej mundesive me te mira te Realit ne pjesen e pare. Ronaldo pas nje depertimi dha nje pasim te mencur ne zone te cilin nuk e arriti dot Karim Benzema si pasoje e devijimit te Eric Abidal qe perpak sa nuk perfundoi ne rrjeten e Victor Valdes.
Se cfare po bente Barcelona ne kete fillim te takimit e tregoi posedimi i topit i cili ishte 75 me 25 ne favor te katalanasve.
Fryti i ketij posedimi erdhi ne minuten e 18-te kur pasi u lodhen mire e mire Los Blancos ne zone depertoi per mrekulli David Villa goditjen e te cilit e ndali Iker Casillas por vetem per ta kthyer te Pedro i cili u tregua i sakte per 2-0 dhe ekzaltin ne Camp Nou. Mourinho ne kembe duke mos u besuar syve.
Blaugranet vazhduan me lojen e tyre karakteristike duke bere shaka me Real Madridin qe po vraponte pas katalanasve. Hutine e krijuar te mbrojtja madrilene e shfrytezoi Xavi qe me nje pasim e nxorri perballe Casillasit sulmuesin Pedro ndersa ky i fundit deshtoi para portierit me te mire ne bote i cili edhe njehere u tregua stoik per mbreterit.
Dhe pikerisht pas gjyme ore loje regjistrohet momenti me i erret i ketij takimi. Nje rivenie anesore te akorduar per Real Madridin tentoi ta ekzekutonte Cristiano Ronaldo por topin ne dore e kishte trajneri i Barcelones Pep Guardiola. Ne tentim per tia marre topin strategut katalanas superylli portugez e shtyu ne menyre te pahijshme Guardiolan duke zgjuar tensione te medha ne fushe dhe ne tribuna. Pasoje e tensioneve ishin Ronaldo dhe Valdes te cilet u zverdhen.
Ne vazhdim Real Madridi tentoi te rikthehej ne loje. Gjuajtja e lire e Cristiano Ronaldos pas 35 minutash loje perpak sa nuk perfundoi ne rrjeten kuq e kalter pasi i mposhtur ne ato momente ishte Victor Valdes. Vetem kater minuta me vone Ronaldo rrezohet ne menyre te dyshimte ne zone nga Valdes por gjyqtari Iturralde Gonzalez heshti.
Skuadrat hyne ne pushim pas pjeses se pare me rezultatin 2-0 per katalanasit kurse pas leksionit qe i mbajti homologu i tij Mourinho kishte se per cfare tu fliste te urdheruarve te tij.
Pjesa e dyte filloi me nje zevendesim te bere nga Jose Mourinho i cili vendosi ta largonte Mesut Ozilin qe nuk ishte kerkah per te inkuadruar nje lojtar me defensiv Lassana Diarra.
Me te filluar pjesa e dyte Barcelona filloi menjehere me lojen sulmuese duke e rrezikuar tmerrshem porten e Iker Casillas. Lionel Messi depertoi ne zone ku u tregua egoist duke refuzuar pasimin te David Villa i cili ishte i lire per te goditur drejt e ne mbrojtjen madrilene. Nga topi i kthyer perpak sa nuk shenoi David Villa.
Nje top i Lionel Messit ne minuten e 51-te vuri ne gjum tere mbrojtjen e Real Madridit duke nxjerre para golit mesfushorin Xavi qe perpak sa nuk shenoi golin e tij te dyte personal dhe te tretin per Barcelonen i cili do ishte fatal per madrilenet.
Real Madridi u pershendet nga ky takim ne minuten e 55-te pas nje pasimi nga futbollisti padyshim me i mire ne bote Lionel Messi i cili sherbeu ne menyre fantastike David Villan qe nuk e pati te veshtire te shenonte per 3-0 dhe kapitulimin e Real Madridit.
Se Mbreterit e Real Madridit nuk ishin ne forme e deshmoi perseri David Villa 57 i cili realizoi nen kembet e Casillas pasi u nxorr para portierit te Realit nga jashtetokesori Lionel Messi qe regjistroi asistimin e dyte ne kete takim. 4-0 dhe Jose Mourinho tashme eshte duke e menduar deklaraten ngushelluese pas ndeshjes. Por sa per prestigj dhe per ta therrur perfundimisht Realin u perkujdes Jeffren Suarez qe realizoi per 5-0 ne minuten e fundit.
Barcelona ne vazhdim te takimit beri shaka me Real Madridin. Vertet vertet loje e magjishme e treguar nga Barca ndersa nuk dihet se cfare ka momentalisht ne mendjen e tij Jose Mourinho qe pa kurrfare dyshimi perjetoi ndeshjen me te veshtire ne karrieren e tij. Se sa e rende ishte disfata per Real Madridin e tregoi nervozizmi i Los Blancos ne fund te ndeshjes me crast pas tensioneve te medha u dergua ne dhomat e zhveshjes Sergio Ramos i cili nderhyri brutalisht ne Lionel Messin.
Keshtu El Classico numer 161 perfundoi me fitoren e madhe te Barcelones prej 5-0 ndaj rivalit te perbetuar Real Madrid ne nje ndeshje e cila ishte shembull per te gjithe se si luhet futbolli modern. Ishte kjo fitorja e peste me radhe e Barcelones ne El Classico ndaj Real Madridit.
Barcelona me kete fitore behet lidere ne La Liga me 34 pike dy pike me shume se rivali i perbetuar Real Madrid qe e sheh pas El Classicos veten ne poziten e dyte.