E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona turperon Realin 5-0

Nga Express me 29 nentor 2010 ne ora 2321

Barcelona tregoi klasin e saj duke shkaterruar Real Madridin me rezultat 5-0 ne Nou Camp ne nje El Clasico per mbamendje dhe tejkaloi rivalin e saj ne krye te tabeles ne La Liga.

Xavi e kaloi gjigantin katalan ne epersi pas 10 minutave derisa ekipi i Pepe Guardiolas mori iniciativen e lojes nga fillimi i saj para se Pedro te dyfishon epersine tete minuta me vone derisa mysafiret vuanin perball lojes ofensive te Barcelones.

Pjesa e dyte filloi nen dominimin e njejte te Barcelones ndersa problemet per Realin u thelluan kur David Villa realizoi dy here brenda tre minutave 55 dhe 58 para se zevendesuesi Jeffren Suarez shtoi te pestin ne minutat e kohes shtese per te kurorezuar paraqitjen e ekipit te Guardiolas.

Ndeshja ishte mjaft e tensionuar dhe si rezultat 12 futbolliste u ndeshkuan me karton te verdhe ndersa Sergio Ramos u perjashtua ne minuten e 92-te.

Kjo ishte hera e gjashte qe Barcelona mposhti Realin me pese gola dallim ne La Liga hera e pare nga 8 janari 1994.

Trajneri i Realit Jose Mourinho kurre me pare nuk eshte mposhtur me pese gola dallim. Ndersa kjo i ndodhi ne vendin ku urrehet me se tepermi Nou Camp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›