E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona shpallet kampion

Barcelona shpallet kampione e Spanjës për herë të 22-të në historinë e saj.

Katalanasit fituan titullin duke mos zbritur fare në fushë pasi barazimi i Real Madrid ndaj Espanyol i dha sigurinë matematikore skuadrës së drejtuar nga Tito Vilanova. Madrilenët nuk shkuan dot më shumë se rezultati 1-1 në transfertën ndaj Espanyol dhe dorëzuan kështu kurorën e fituar një vit më parë. Golat e takimit u shënnuan nga Stuani dhe Higuain. Sot, Barcelona do të luajë ndaj Atletico Madrid thjesht për statistika.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›